Programi i Infermierisë në UBT, mundësia më e mirë për përgatitjen profesionale e akademike të infermierëve të ardhshëm

18/09/2017

Me rritjen e dinamizmit të jetës, Infermieria është shndërruar në njërin ndër profesionet më të rëndësishme. më të kërkuara dhe më humane, kjo pasi që është i përqendruar në kujdesin e individëve, familjeve dhe komuniteteve.

 

Bazuar në këtë fakt, UBT ka themeluar programin e Infermierisë, i cili zgjat tri vite dhe gjatë tërë kësaj kohe, kombinon pjesën teorike që merret brenda institucionit dhe pjesën praktike, të cilën studentët e kryejnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Qëllimi i programit është që t’i përgatisë të diplomuarit që të arrijnë përgjegjësitë prej profesionistëve dhe infermierëve kompetentë, duke ofruar shërbime rehabilituese, promovuese, kuruese dhe mbrojtëse. Pra, nënkupton që fokusi i programit është profesional dhe fokusohet në zhvillim dhe ndryshim të profesionit të infermierisë dhe sistemit të shëndetësisë, progres ky që synohet të arrihet përmes përvojës, zhvillimit dhe punës kërkimore, e cila ndriçon gjendjen aktuale të zhvillimit profesional, si dhe ngrit nevojën për zhvillim në lidhje me përvojat në profesion dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.

 

Infermieria në UBT ofrohet në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare, teksa të diplomuarit pajisen me diplomë të dyfishtë, që e marrin nga UBT dhe nga University of Somelweiss, në Hungari. Po ashtu, vlen të theksohet se programi është i harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian dhe ofron mundësi transferi dhe studime jashtë vendit përmes programit të shkëmbimit, “Erasmus Mundus”, të BE-së, si dhe njohje të diplomës ne Evropë.

 

Ky program studimi është i bazuar në praktikën e dokumentuar mirë, në zhvillimin dhe punën kërkimore, që pasqyrojnë tendencat aktuale në profesion, duke përfshirë ndryshimet në shëndet dhe sëmundjet e popullsisë, që janë pjesë e funksionit dhe prioriteteve të sistemit. 

Infermierët e ardhshëm do të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të shëndetit publik në sistemin e kujdesit shëndetësor e në sistemin social dhe domeni specifik i tyre përfshin kujdesin ndaj pleqve dhe trajtimin e pacientëve dhe qytetarëve. Ata pritet të bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të siguruar promovimin shëndetësor, mirëmbajtje të shëndetit, parandalim, trajtim, rehabilitim dhe lehtësim për qytetarët.

 

Me përfundimin e programit bachelor në Infermieri, studenti është i kualifikuar për të punuar si një praktikant i infermierisë dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i ofron studentit një argumentim të nevojshëm në të dy aspektet teorike dhe klinike të infermierisë, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, me shkencë dhe teknologji, si dhe me kërkesat për infermieri në popullatën e përgjithshme. Kompetencat e përgjithshme dhe specifike të infermierisë kërkohen në një mjedis të studimit që bazohet në zhvillim, nëpërmjet: hulumtimit dhe pjesëve klinike të rregullta.

 

Stafi akademik i këtij programi është i përbërë nga profesionistët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë në këtë fushë, të cilët gjatë tërë kohës i njoftojnë studentët për sfidat e profesionit, si dhe për mënyrat më të mirë për t’u përballur me to.

 

Të gjitha këto elemente, e bëjnë infermierinë në UBT, të ketë një qasje më ndryshe profesionale, si dhe studentët e vet i bën më të përgatitur dhe më të pranueshëm në tregun e punës.