Programet CEEPUS mundësojnë studentët e UBT-së të fitojnë përvojë ndërkombëtare

07/06/2016

Drejtori i Institutit për Zhvillim të Arsimit dhe Çështjeve Akademike në UBT, Bujar Gallopeni, ka informuar studentët dhe stafin akademik të UBT-së për mundësitë që ofrojnë programet e mobilitetit CEEPUS (Programi i Evropës Qendrore për Shkëmbime në Studimet Universitare). Gallopeni ka informuar për rregullat e përgjithshme të aplikimit si dhe për programet e bashkëpunimit nga UBT-ja. Përfaqësuesja nga MASHT-i, Shpresa Mehmeti, si pikë kontakti për CEEPUS, ka informuar se cilat janë kushtet dhe mundësitë e pjesëmarrjes në programe.


Në kuadër të Programit CEEPUS, UBT është partnere në disa rrjete bashkëpunimi me universitete të rajonit dhe të BE-së, përmes të cilave mundësohet mobiliteti dhe shkëmbimi i studentëve e stafit akademik. Sipas Gallopenit, studentët mund t’i shfrytëzojnë bursat e këtij programi për të ndjekur një lëndë, semestër apo vit akademik në një nga universitetet partnere.


Stafi akademik mund të shfrytëzojë program për të mbajtur ligjërata apo për t’u bërë pjesë e realizimit të ndonjë hulumtimi, bashkë me kolegët nga universitetet partnere.