Profesorët nga Universiteti i Pekinit vizituan UBT-në

02/06/2014

Prishtinë,   02   qershor  2014 –  Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka  pritën  në një takim të veçantë   profesorin e njohur kinez  prof. dr.   Shiming Fan, dhe kolegun e tij,  nga Universiteti i Pekinit, nga shteti i Kinës.

 

Gjatë takimit,  palët e të dyja vendeve  biseduan  për nisjen  e bashkëpunimit në mes  dy institucioneve, me qëllim për ndërlidhjen e sektorit të arsimit në mes të UBT-së dhe Universiteti të Pekinit.

 

Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, para mysafirëve,  ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin  të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Kina.

 

Prof. dr.   Shiming Fan, dhe kolegu i tij, janë   impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesit  për  ta nisë  bashkëpunimin sa më parë.

 

Profesorët nga Kina,  përveç takimeve dhe  vizitës që i bënë  UBT-së  në Prishtinë,  vizituan edhe disa qytete tjera në Republikën e Kosovë.