Profesorët e UBT-së në takimin selektues të organizuar nga projekti ERASMUS MUNDUS “Sigma Agile”

21/04/2015

Profesorët e UBT-së, Lulzim Beqiri dhe Ermal Lubishtani kanë qëndruar për disa ditë në Kotorr të Malit të Zi.

 

Ata kanë marrë pjesë në takimin selektues të organizuar nga projekti ERASMUS MUNDUS “Sigma Agile”, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të universiteteve nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor.

 

Takimi ka shërbyer për përzgjedhjen e kandidateve që kanë aplikuar për mobilitet në 5 nivele: Bachelor, Master, PhD, Post Doc dhe Staff.

 

Mobilitetet do të fillojnë deri në fund të dhjetorit 2015, ndërsa projekti do të zgjasë deri në vitin 2018.

 

Universitetet nga Ballkani Perëndimor, që morën pjesë në takim, ishin: UBT e Universiteti i Prishtinës nga Republika e Kosovës; nga Shqipëria ishin Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Vlorës; Universiteti i Podgoricës nga Mali i Zi; nga Bosnja dhe Hercegovina ishin Universiteti i Sarajevës, Universiteti i Bihaqit dhe Universiteti i Mostarit; nga Serbia Universiteti i Novi Sadit dhe Universiteti i Nishit.

 

Ndwrsa Universitetet partnere nga BE ishin: University of Warsaw-Poland, City University London-UK, Humboldt Universität zu Berlin-Germany, Lappeenranta University of Technology-Finland, University of Milan-Italy, University of Salzburg-Austria, University of Twente, ITC Faculty-Netherland. Universitat Pompeu Fabra – Spain, University Nova de Lisboa-Portugal.