Profesorët e UBT-së, ligjërues edhe në universitetet amerikane

26/09/2016

Partneriteti i UBT-së me përfaqësues universitetesh e institucionesh relevante ndërkombëtare, gjithnjë e më tepër po jep rezultate pozitive, në favor të studentëve dhe të stafit të UBT-së. Kjo është dëshmuar disa herë, ndërsa fakti i fundit është se dy profesorë të kolegjit UBT, PhD kand. Fatbardha Qehaja-Osmani dhe dr.Ardian Gojani, janë përfituesit e bursës amerikane “Fulbright Scholarship”, në bazë të së cilës, ata do të kenë mundësi të ligjërojnë për një semestër në institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në SHBA.


Gojani do të ligjërojë gjatë semestrit dimëror, në “Berkely University of California”, ndërsa Qehaja-Osmani në “Yaloe University”, gjatë semestrit pranveror 2017.


Vlerësimin dhe përzgjedhjen e fituesve e ka bërë komisioni vlerësues i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. 
Arritja që profesorët e UBT-së të bëhen pjesë e ligjëruesve në universitete të ndryshme amerikane, vetëm sa e sforcon dëshminë e cilësisë dhe standardit të lartë të mësimdhënies. Dëshmon përkushtimin e madh të UBT-së për të qëndruar afër dhe për të përkrahur studentët, alumnin dhe stafin e vet akademik, në ngritjen e qëllimeve akademike e shkencore.