Profesori ndërkombëtar David Collins pjesëmarrës në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Qëndrueshmërisë në Paluajtshmëri

07/07/2021

ESLG pjesë e UBT-së, zyrtarisht ka filluar Akademinë Ndërkombëtare Verore Qëndrueshmëria në Paluajtshmëri, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, që sivjet është duke trajtuar tema shumë aktuale dhe interesante të kësaj fushe.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore Qëndrueshmëria në Paluajtshmëri ka vazhduar aktivitetin e vet me ligjëratën e profesorit dr. David Collins nga Universiteti Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji, i cili ka shtjelluar ligjëratën me titull ”Qytetarët si pilot në qytetet e mençura, natyra urbane dhe fasadat e gjelbërta”.

 

“Global UBT Fest 2021”, po bashkon një gamë të gjerë profesionistësh nga i gjithë globi, falë profesionalizmit të UBT-së dhe organizimit të mirëfilltë që UBT e ka shndërruar në traditë.