Profesori Lulzim Beqiri mori titullin doktor shkence në Universitetin e Vjenës për Teknologji

26/11/2014

Profesori në UBT, Lulzim Beqiri mbrojti para disa ditësh me sukses temën e disertacionit dhe  mori titulli doktor shkence në Universitetin e Vjenës për Teknologji.

 

Tema e doktoratës së z.Beqiri ishte “Application of the Systems Engineering in Construction from idea to the final building structure and relation through the process”. Kjo temë, me mjaft interes, ka të bëjë me inxhinierinë e sistemeve, dizajnin e sistemeve në fushën e arkitekturës dhe ndërtimtarisë dhe përfitimet që sjell aplikimi i këtij sistemi.