Profesori Joerg Zumbash ligjëroi para studentëve të UBT-së

04/12/2014

3 dhjetor 2014. – “Teknologjia nuk e ka shkatërruar mendjen tonë, por e ka bërë më të lehtë e më të kapshme mënyrën e mësimit dhe përdorimit të metodave të efektshme”, tha profesori nga Universiteti i Salsburgut, Joerg Zumbash gjatë një ligjërate para studentëve të UBT-së. 

 

Profesori Joerg Zumbash ka vizituar dje UBT-në, ku është njohur me punën e këtij institucioni dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në të. Mësimdhënësja në UBT, Fatbardha Qehaja dhe koordinatorja e drejtimit Media dhe Komunikim, Lirigzona Morina e pritën profesorin Zumbach dhe diskutuan me të për një varg çështjesh me interes.

 

Gjatë qëndrimit në UBT, profesori Joerg Zumbach mbajti një ligjëratë para studentëve të UBT-së në temën , e cila zgjoi interesimin e një numri të madh të studentëve.

 

 Ai ishte i ftuar të fliste për temën: “Afërsia Hapësinore dhe Efekti i Modalitetit”.

Përgjatë ligjëratës, profesori Zumbach paraqiti gjetjet e tij të fundit rreth hulumtimit të kësaj fushe, duke i detajuar ato dhe duke dhënë sqarime shtesë. Ndër temat kryesore në këtë ligjëratë ishin: Memoria e njeriut, memoria afatshkurtër, memoria afatgjatë, mësimet me logjikë, mësimi përmendësh, kapaciteti dhe matjet e trurit e të tjera.

Ligjërata u përcoll me interesim nga studentët, të cilët shtruan një varg çështjesh për bashkëbisedim me ligjëruesin.