Profesori i UBT-së, Enver Krasniqi, ka qëndruar për vizitë në Poloni, në kuadër të shkëmbimit të stafit përmes Erasmus+

10/05/2022
  1. Në kuadër të shumë bashkëpunimeve dhe ndërkombëtarizimit të madh që ka krijuar UBT, profesori i UBT-së, Enver Krasniqi, ka qëndruar për vizitë në Poloni, në kuadër të shkëmbimit të stafit me programin Erasmus+.

 

Profesori Krasniqi, përgjatë qëndrimit në shtetin e Polonisë, ka ligjëruar për studentët e nivelit bachelor dhe master për zhvillimin e bizneseve, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, si dhe për lidershipin në përgjithësi.

 

Të gjitha këto tema, profesori Enver Krasniqi i diskutoi me studentët e universitetit polak “Pope John Paul II State School of Higher Education in Biala Podlaska”, ku para tyre ndau ekspertizën e tij në këto fusha.

 

Përmes programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit, UBT dhe partnerët e tjerë të këtij programi, janë duke mundësuar që profesorët e UBT-së të ndajnë përvojat dhe eksperiencat e tyre, teksa po marrin praktikat më të njohura ndërkombëtare.