Profesori i UBT-së, Blerton Abazi mori pjesë në aktivitetin Cybersecurity TTX të organizuar nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA)

04/07/2023

Profesori i UBT-së, Blerton Abazi mori pjesë në aktivitetin Cybersecurity TTX (CISA – Cyber Incidence Response Tabletop Exercise) për profesionistët e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA), së bashku me Fondacioni Civil i Kërkimit dhe Zhvillimit (CRDF GLOBAL).

Ky aktivitet ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e reagimit të pjesëmarrësve në testimin dhe vlerësimin e strukturave, proceseve dhe aftësive koordinuese në lidhje me përgjigjen ndaj incidenteve dhe rimëkëmbja e ngjarjeve kibernetike, ndërkaq siguron një bazë për palët e interesuara që të vetë-identifikojnë dhe adresojnë në përputhje me rrethanat çështjet që lidhen me aftësitë e reagimit ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike.