Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu përfaqësoi Kosovën në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar të Klarinetës dhe Saksofonit në Gdansk të Polonisë

19/04/2024

Ndër klarinetistët e njohur ndërkombëtarë, Profesori i Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Blerim Emerllahu, ishte i ftuar në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar të Klarinetës dhe Saksofonit në Gdansk të Polonisë.

Ai mbajti ligjërata me studentët pjesëmarrës në Akademinë e Muzikës në Gdansk.

Në natën finale të Festivalit, Profesori Emerllahu dhe Dorota Źołnacz, profesoreshë e klarinetës në Karol Szymanoëski në Varshevë të Polonisë, performuan si solistë me ansamblin e klarinetave, duke sjellë një shfaqje të mahnitshme për audiencën.