Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu do të marrë pjesë Festivalin e 4-të Ndërkombëtar – Ditët e Klarinetës dhe Saksofonit, në Gdańsk të Polonisë

09/02/2024

Profesori i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në UBT, Blerim Emerllahu do të marrë pjesë në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar – Ditët e Klarinetës dhe Saksofonit, e organizuar nga Akademia e Muzikës, në Gdańsk të Polonisë.

Në këtë festival do të marrin pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, ndër ta instrumentistë të nivelit më të lartë botëror.

Pjesëmarrja e profesorit Emerllahu në këtë ngjarje të rëndësishme dhe të njohur ndërkombëtarisht në fushën e muzikës ndërkombëtare shënon një moment të suksesshëm për UBT-në dhe thellon pozicionin e Kosovën në skenën globale të artit dhe kulturës.

Kjo është një mundësi për shkëmbim të njohurive, ngritje të nivelit të diskutimeve muzikore dhe përhapje të vlerave artistike që promovon UBT në fushën e muzikës dhe artit.

https://fb.me/e/4ctiveRmO