Profesori i UBT-së, Arbër Sadiku ka mbajtur një ligjëratë me studentët nga TH Lubeck në Gjermani

07/12/2023

Profesori i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, njëherit drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Dr. Arbër Sadiku ka mbajtur një ligjëratë me studentët nga TH Lubeck në Gjermani.

Tematika të cilën e ka trajtuar profesori Sadiku ishte rreth hapësirave publike të Prishtinës, temë kjo që ishte në interes të studentëve të TH Lubeck dhe UBT-së.

Kjo ligjëratë ishte në kuadër të studios së përbashkët të udhëhequr nga profesori Michael Locher nga TH Lubeck dhe Lulzim Beqiri nga UBT.

Ky bashkëpunim realizohet në kuadër të programit Erasmus +, pjesë e të cilit janë të dy institucionet.