Profesori i UBT-së, Adnan Merovci, promovon librin “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes”

19/03/2019

Me rastin e 20-vjetorit të Konferencës së Ramubjesë, profesori i UBT-së, Adnan Merovci, ka promovuar librin e tij të titulluar: “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes”.

 

Në këtë libër, autori ka pasqyruar ngjarjet e rëndësishme të delegatëve në konferencë, zhvillimet që e kanë karakterizuar këtë proces, prapaskenat dhe mosmarrëveshjet, marrëdhëniet e delegacionit kosovarë, etj.

 

Përveç librit, në këtë promovim është shfaqur edhe një video dokumentar në të cilin janë  paraqitur me pamje zhvillimet para dhe pas kësaj konference.

 

Adnan Merovci ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili ka bërë të ditur që brenda pak muajve do të botojë edhe librin e tij të dytë, “Pengu”, në të cilin do të prezantohen fakte nga pengmarrja e presidentit Rugova.