Profesori i Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, Agron Thaçi, certifikohet për trajner të futbollit nga UEFA

20/05/2022

Profesori i Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, Agron Thaçi, ka përfunduar me sukses kursin për trajner të futbollit, duke u licencuar nga organizata më e madhe e futbollit evropian – UEFA.

 

Profesori Thaçi është pajisur me licencën “UEFA C”, e cila është krijuar për trajnerët që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre për të ndihmuar lojtarët të stërviten dhe të përmirësojnë lojën përmes praktikës dhe konkurrencës.

 

Përmes kësaj, studentët e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, do të kenë mundësi që të marrin praktikat më të mira nga profesori Thaçi, që ndërlidhen me strategjitë dhe taktikat në futboll.

 

Fakulteti Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, është një nga programet unike që ofron UBT, e që ka bërë gërshetimin e aktivitetit fizik, shëndetit dhe mirëqenies, duke qenë kështu një program që u ofron studentëve mundësi të shumta për zhvillim në karrierën profesionale.