Profesori Blerton Abazi përfaqëson UBT-në në punëtorinë e projektit BESTSDI, në Novi Sad

12/04/2019

Profesori i UBT-së, Blerton Abazi ka marrë pjesë në punëtorinë e projektit BESTSDI, ku është mbajtur në Universitetin e Shkencave Teknike, në Novi Sad.

 

Ai ka përfaqësuar UBT-në në mesin e shumë institucioneve akademike nga Belgjika, Gjermania, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, me të cilët kanë bashkëbiseduar lidhur me implementimin e përmbajtjes së re në kurrikulat universitare.

 

Në këtë takim, profesori Abazi bëri të ditur se UBT ka filluar të integrojë programin SDI në kurrikulat dhe syllabuset, konkretisht në programet për sisteme të informacionit, fushën e ndërtimit, shkencat e të dhënave etj.

 

Tutje, ai tregoi se UBT ka filluar edhe me implementimin e kurseve Life Long Learning, që ka të bëjë me mësimin gjatë gjithë jetës.

 

BESTSDI është projekt që financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+, si dhe ka të bëjë më ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë. Në kuadër të këtij projekti do të krijohen kurrikula të reja për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, ndërkaq pjesë e projektit janë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përshirë edhe partnerë nga Bashkimi Evropian.