Profesorët në UBT, pjesë e delegacionit kosovar në Kongresin e blerësve evropianë, në Berlin

13/11/2019

Një delegacion i UBT-së i përbërë nga profesorët Besnik Qehaja dhe Hasan Metin, janë duke marrë pjesë në Kongresin më të madh të blerësve në Evropë.

 

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë kongres që po mbahet në Berlin, falë bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), me Asociacionin për Menaxhimt të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME).

 

Delegacioni kosovar, në mesin e të cilit janë edhe profesorët të UBT-së, përbëhet edhe nga anëtarë të tjerë të firmave anëtare të OEGJK-së. Ata do të kenë mundësinë e diskutimit me ekspertë nga vende të ndryshme, teksa do të kenë takime me B2B.

Gjithashtu, ky kongres u mundëson delegacionit kosovar krijimin kontakteve me kompanitë më prestigjioze gjermane.

 

Shtandi i OEGJK-së në Simpoziumin e BME-së u sponsorizua nga UBT dhe Devolli Corporation, M-Technologie.