Profesorët e UBT-së publikojnë dokumentin për udhëzues teknik të aplikimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike

15/12/2020

Është publikuar dokumenti “Udhëzuesi Teknik i Aplikimit të Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa Publike”, nën menaxhim të nivelit komunal. Kontribut në përgatitjen dhe krijimin e këtij udhëzuesi dhanë dy profesorë nga stafi akademik i UBT-së, prof. Petrit Ahmeti si njëri nga dy autorët dhe prof. Blerta Vula Rizvanolli si editore.

Ky udhëzues ka një rëndësi thelbësore në përmbledhjen e të dhënave  rreth legjislacionit ne fuqi lidhur me efiçiencën e energjisë në ndërtesa dhe këshillat teknike lidhur me arritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesat, të cilat parashihen të ndërtohen dhe ato ekzistuese publike të menaxhuara niveli komunal në Kosovë.

 

Kontributi i udhëzuesit parashihet të jetë në qeverisjen lokale të të gjitha komunave të Kosovës, duke ua përmbledhur të gjitha informatat e nevojshme dhe rregulloret e aplikueshme në Kosovë për performancën energjetike të ndërtesave publike, të cilat tashmë janë të obligueshme bazuar në direktivat e BE-së.

 

Udhëzuesi tashmë është i publikuar dhe në disponueshmëri për të gjithë të interesuarit, i cili mund të shkarkohet në: http://a-a-k.org/wp-content/uploads/2020/07/Udhezuesi-per-komunat.pdf,