Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në takimin e projektit “Ballkan Stone”

05/03/2020

UBT si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është përzgjedhur në mesin e 14 institucioneve nga Ballkani dhe Bashkimi Evropian për t’u bërë pjesë e partneritetit në projektin trevjeçar “Ballkan Stone”, projekt që është në kuadër të programit Erasmus+.

 

Si rezultat, në Universitetin Politeknik të Tiranës është zhvilluar edhe takimi i parë i këtij projekti, me ç’rast UBT u përfaqësua nga profesorët, Visar Krelani dhe Hazir Çadraku, teksa pjesë e takimi ishin përfaqësues institucionesh nga shtetet si: Spanja, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, etj.

 

Në këtë takim është diskutuar gjerësisht për platformat në arsimit e lartë, nxitjen në ndërmarrje, për rritjen e qëndrueshmërisë në industrinë e gurit natyror, themelimin e laboratorëve për testim të materialeve të gurëve që përdoren në fushën e ndërtimit dhe gurëve dekorativ, si dhe kapacitetet e ndërtimit.

 

Laboratorët në fjalë do të pajisjen me pajisje inovative, që do të shërbejnë për hulumtime shkencore dhe studimore në industri.

 

Ky është takimi i parë që është mbajtur në kuadër të këtij projekti në Shqipëri, teksa takimi i radhës do të mbahet në Kosovë, në shtator të këtij viti.