Profesorët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, certifikohen nga “Inspireli Awards”

26/11/2021

Konkursi më i madh botëror për Arkitekturë “Inspireli Awards”, në të cilin Fakulteti i Arkitekturës në UBT merr pjesë me punime të studentëve çdo vit, në konkursin e këtij viti ka certifikuar tre profesorë të UBT-së në cilësinë e jurisë së këtij konkursi.

 

Profesorët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Lulzim Beqiri, Kujtim Elezi dhe Petrit Ahmeti, u certifikuan për kontributin e tyre si anëtar të jurisë në konkursin më të madh të studentëve në botë.

 

Përmes këtij certifikimi, profesorët e UBT-së janë bërë anëtar të përjetshëm të familjes “World Inspireli”, duke i pasur kështu në dispozicion të plotë të gjitha kontaktet e familjes “World Inspireli”.

 

“Inspireli Awards” është konkursi më i madh global i studentëve në botë për Arkitekturë, Dizajn Urban dhe Peisazh, si dhe Dizajn të Brendshëm, i cili u mundëson talentëve të rinj të tregojnë historitë e tyre dhe të rrisin ndërgjegjësimin për pikëpamjen e tyre të botës përpara se të kenë mundësinë për ta ndërtuar atë.