Profesoresha Sarah Williams nga Massachusetts Institute of Technology vizitoi UBT-në

12/10/2021

Profesoresha nga Massachusetts Institute of Technology (MIT), Sarah Williams, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndroi për vizitë në UBT.

 

Profesoresha Williams u mirëprit nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, në një takim pune në kuadër të një projekti të përbashkët të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Rektori Hajrizi e njoftoi profesoreshën Williams për punën njëzetëvjeçare të UBT-së, si institucion kryesor i arsimit të lartë në Kosovë për arritjet akademike, shkencore e teknologjike.

 

Sarah Williams është gjithashtu Drejtoreshë e Laboratorit të Dizajnit të të Dhënave Qytetare dhe Qendrës Leventhal për Urbanizëm të Avancuar.