Profesoresha nga Turqia, Hülia Er, ndau eksperiencat e saj me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

13/05/2022

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit, profesoresha nga Turqia Hülia Er, ka mbajtur një ligjëratë përpara studentëve të vitit të parë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.

 

Profesoresha Hülia Er, nga departamenti Administrim Biznesi në Turqi, prezantoi përpara studentëve të UBT-së eksperiencat e saj si ligjëruese në fushën e administrimit të biznesit me theks në fushën e sistemit bankar të Turqisë.

 

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, të prirë nga profesori Ardian Uka, dëgjuan nga eksperiencat e profesoreshës nga Turqia, teksa zhvilluan një interaktivitet të përbashkët dhe të frytshëm lidhur me temat për të cilat ata kishin interes.