Profesoresha nga Tirana në UBT, Kozeta Sevrani mori çmimin Akademiku i Vitit

28/04/2014

Prishtinë 27 prill 2014-  Profesoresha nga Tirana, njëheri edhe ligjëruese  me vite të tëra në UBT, prof. dr. Kozeta Sevrani, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në zhvillimin e botës akademike, “ICTS Media”,  në Shqipëri,  organizoi edicionin e dytë  “Albanian ICT Awards”,  ku prof. Sevranin e  nderuan me Çmimin Akademiku i Vitit.

 

Ky çmim u nda në prani të shumë personaliteteve qeveritare të të dyja vendeve, si nga Shqipëria ashtu dhe nga Kosova, profesorë, expert  dhe student të shumë universiteteve.

 

Vlen të citohet se profesoresha Sevrani,  ka botuar një numër të madh tekstesh shkencore universitare, dhe sot studiuesit e njohur, si të huaj ashtu edhe ata  vendorë  të cilët ligjërojnë në UBT, dhe më tej, në shumicën e rasteve përdorin pandalshëm librat e saja. Prof. Sevrani,  sot përveç si ushtrimit të profesionit të pedagoges, drejton edhe disa poste  nëpër institucione universitare.

 

Ky event përfshin  shqiptare profesioniste të fushës nga te gjitha trevat shqiptare. Çmimet e teknologjisë se informacionit dhe komunikimit, për vitin 2013 u ndanë në pesë kategori, të cilat mund të  mund ti gjeni të këtë incizim, http://www.youtube.com/watch?v=jJicgotReg4&feature=youtu.be