Profesoresha e UBT-së në mesin e 100 shkencëtarëve të ftuar në konferencën shkencore “CATR Conference 2023”

27/03/2023

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi – Ferati, është ftuar në konferencën shkencore “CATR Conference 2023” me temën kryesore: “Performing Shores/ The Shores of Performance”, e cila do të organizohet nga Asociacioni Kanadez për Kërkime Shkencore dhe “Dalhousie University” në Kanada.

Dr. Bekteshi në këtë konferencë do të prezantohet me punimin e saj shkencor “Gratë në Artin Dramatik”.

Asociacioni Kanadez për Kërkime Shkencore këtë vit ka pranuar mijëra aplikacione nga e gjithë bota dhe vetëm 100 shkencëtarë janë përzgjedhur me punimet e tyre shkencore, dhe ndër të përzgjedhurit është edhe Prof. Dr. Marigona Bekteshi – Ferati.