Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi Ferati, shënon historinë si shqiptarja e parë me titullin Post Doktor në fushën e artit

07/03/2024

Profesoresha e UBT-së ka përfunduar studimet Post Doktorale në Universitetin e Portos, Fakulteti i Arteve të Bukura, me projektin e saj kërkimor në fushën e Artit Dramatik nën mentorimin e Prof. Dr. Manuela Bronze dhe Institutit për Kërkime Shkencore pranë Universitetit të Portos.

Me këtë rast, Prof. Dr. Bekteshi bëhet shqiptarja e parë që përfundon studimet Post Doktorale në fushën e artit.

Prof. Dr. Bekteshi ka thënë se brenda këtij viti do të kryej edhe disa kërkime artistike në bashkëpunim me Institutin për Kërkime Shkencore pranë Universitetit të Portos.