Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri Kubati prezantoi në Kongresin Evropian të Ortodoncisë në Oslo të Norvegjisë

16/06/2023

Profesoresha nga Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, Dr. Sci. Jeta Kiseri Kubati, prezantoi në Kongresin Evropian të Ortodoncisë në Oslo të Norvegjisë, projektin e fundit të bërë në bashkëpunim me profesorin Burim Kiserin, dhe ekspertët e tjerë vendorë.

Prezantimi kishte të bënte rreth ndryshimeve në harkun mandibulare një vit pas retencionit, me titull: “Changes in mandibular arch in growing subjects twelve months post retention”.

Kongresin Evropian të Ortodoncisë mbledh së bashku profesionistë nga e gjithë bota dhe mbahet çdo vit në vende të ndryshme evropiane.