Profesorë e studentë të UBT-së, prezantojnë punimet dhe projektet shkencore në Bullgari

27/05/2021

Profesorët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, prof.dr Zhilbert Tafa dhe prof.dr Besnik Qehaja, njëherësh edhe studentët e UBT-së që po kalojnë një semestër të studimeve në Bullgari, kanë prezantuar  projektet dhe punimet e tyre shkencore në kuadër të programit të Bashkimit Evropian Erasmus+.

 

Në punimet hulumtuese ata trajtuan tema që për fokus kishin Internet of Things si dhe infrastrukturën e telekomunikacionit të UBT-së dhe projektet që janë duke u zbatuar si “UBT Smart City” dhe rrjeti 5G, që ndryshe njihet si gjenerata e pestë e teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela.

 

UBT vazhdimisht mbështet të rinjtë dhe të rejat në ambiciet e tyre për t’u zhvilluar profesionalisht në rrugëtimin e tyre në karrierë, përmes ekspertëve më të mirë të fushave përkatëse, duke zhvilluar interaktivitetin profesorë-studentë në një nivel krejtësisht tjetër.