Profesorë dhe studentë të UBT-së në aksion për dhënie vullnetare të gjakut

18/05/2016

Aktualisht në ambientet e UBT-së janë duke dhuruar gjak vullnetarisht, profesorë dhe studentë të këtij institucioni të lartë arsimor.


Përfaqësuesit e Transfuzionit të Gjakut kanë treguar se për një kohë relativisht të shkurtër, aksionit i janë përgjigjur 12 veta. Aksioni po vazhdon, kurse në fund të ditës, jepen informacione më të zgjeruara.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, përgëzon të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, duke e vlerësuar këtë si një veprim të lartë njerëzor.