Profesionistët e ardhshëm të fushës së Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës janë në UBT

09/10/2020
Ata po i marrin praktikat më të mira nga profesorë dhe ekspertë të fushë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë.
UBT u ofron studentëve laboratorë të pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit, që me njohuritë e përfituara nga stafi i kualifikuar i UBT-së, specializohen në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.
Studentët e UBT-së janë ata që do t’a ndërtojnë Kosovën, duke i dhënë asaj infrastrukturën moderne, me mësimet më të njohura ndërkombëtare, marrë nga profesionistët e UBT-së.