Prof. Dr. Peter Kopacek në debat me studentët e UBT-së

06/03/2013

 

Prishtinë, 6 mars 2013 – “Mekatronika dhe robotika sot dhe në të ardhmen”,  është tema e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik të UBT-së,  do të ligjëroj Prof. Dr. techn. Dr. hc. mult. Peter Kopacek.

 

 

Në debat, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së, do të marrin pjesë edhe  njohës  tjerë të shquar nga bota ndërkombëtare  nga fusha e robotikës, mektronikës e shkencës në përgjithësi, etj.

 

Hapja e debatit bëhet me  8  mars  2013, duke filluar në ora 15: 00,  në objektin e  UBT-së, në Prishtinë.

 

 

Ftojmë përfaqësuesin e medisa suaj, dhe të interesuar tjerë ta përcjellë këtë ligjëratë shkencore.