Prof. Dr. Peter Kopacek diskutoi me studentët e UBT-së

11/03/2013

Prishtinë, 11 mars 2013 – “Mekatronika dhe robotika sot dhe në të ardhmen”,  ishte tema e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik të UBT-së,  ligjërojë Prof. Dr. techn. Dr. hc. mult. Peter Kopacek.

 

 

Të pranishëm në debat, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së,  morën  pjesë edhe  njohës  tjerë të shquar nga bota ndërkombëtare  nga fusha e robotikës, mektronikës e shkencës në përgjithësi, të cilët e përcollën me interesim debatin.

 

Më konkretisht Profesor Kopaceku,  gjatë kësaj ligjërate ka shtjelluar çështjen kritike në relacion të zhvillimeve në lëmin e robotikës në përgjithësi dhe mekatronikës në veçanti, duke filluar me prezantimin e filleve të kësaj lëmie si arsyeja dhe nevoja e krijimit të saj në tregun e edukimit internacional, puna për krijimin dhe impaktn e saj në treg pas krijimit,   dhe sukseset e inxhinierëve të kësaj lëmie në plotësimin e nevojave të tregut me inxhinier profesionistë të mekatronikës.

 

 

Ndër të tjerat Prof. Kopaceku ka shtjelluar edhe trendet botërore të kësaj dege studimi, problemet dhe përparësitë mes tyre, por  aplikimi i mektranokiës në treg, industri dhe edukim, ishte një pjesë shumë e veçantë e prezantimit duke promovuar edhe fushëveprimet e kësaj lëmie në industri dhe rëndësia e saj për edukimin e brezave të rinj.

 

Po ashtu, profesori në fjalë,   me theks të veçantë foli rreth  arritjeve, problemeve dhe rrugë zgjidhjet në inteligjencën artificiale të robotëve apo pajisjeve në përgjithësi dhe kostot benefite mes atomatizimit total të sistemit dhe atij pjesërisht,  duke llogaritur edhe përgjegjësin mbi punësimin e fuqisë punëtore të racës njerëzore, duke pretenduar edhe në rendësin e madhe në ambientin shoqëror ekonomik të pajisjeve.

 

Profesor Kopaceku,  zhvilloi dhe  përgjigjën në vijim të debatit edhe në një varg pyetjesh e çështjesh të shtruara për diskutim nga pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët e UBT-së.