Prof. Dr.-Ing. Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut viziton UBT-në

18/02/2014

Prishtinë,   16  shkurt  2014 – Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, profesori i njohur gjerman  Prof. Dr.- Ing.  Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut , do të qëndrojë në Republikën e Kosovës nga data 17 deri më 20 shkurt, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

 

Prof.  Bier, përveç vizitës që do t’i  bëjë  UBT-së  në Prishtinë, Kampusit  të  ri në  Lipjan, dhe vizitave në qytete tjera në Kosove, me datë 18  shkurt, në ora 13.30,  do të zhvillojë edhe një ligjëratë tematike para studentëve dhe stafit akademik  të UBT-së si dhe të interesuarve tjerë.

 

Në kuadër të vizitës do të bisedohet për zgjerimin e bashkëpunimit në mese dy institucioneve, shkëmbimit të dijës, përvojave dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike-laboratorike.