Prof. Ass. Dr. Nexhmije Ajeti mori pjesë në kursin e endodontëve në Dubai

24/07/2023

Inovacionet në fushën e Endodoncionit kanë marrë hov në stomatologji. Me qëllim të njohjes më të mirë dhe të arriturave më të reja në fushën e endodoncionit, Prof. Ass. Dr. Nexhmije Ajeti – specialiste në Sëmundjet e Dhëmbit me Endodoncion ka marrë pjesë në kursin e endodontëve të organizuar nga kompania farmaceutike “Medens Pharm” në Prishtinë.

Kursi me titull “Optimizing engine driven instrumentation in Endodontics” është mbajtur në Dubai.

Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë kurs ka qenë njohja me instrumentet më të reja kanalikulare “Race®Evo 4%” dhe pjesëmarrja në pjesën praktike e realizuar me mikroskopin dentar nën udhëheqjen e Prof. Ass. Hani F Ounsi.