Prodekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë z.Ahmeti i dorëzohet Diploma e Doktoraturës

30/10/2014

Në një ceremoni solemne të organizuar në Universitetin Teknik të Vjenës TU WIEN në datën 17 tetor 2014, për dorëzimin e diplomave të të gjithëve doktorantëve, ka marrë pjesë dhe i është dorëzuar diploma në prani të 200 pjesëmarrësve dhe prodekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë z.Muhamet Ahmeti.

Prodekani Ahmeti ka mbrojtur temën e doktoraturës në korrik të këtij viti “Impakti i transportit në zhvillimin ekonomik të shteteve të Ballkanit në tranzicion”.