Përfundon aktiviteti i SHKI-së në ANV, prezantohen punimet finale të pjesëmarrësve

27/07/2017

Aktiviteti dinamik i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në ANV, u përmbyll me mbrojtjen e projekteve në lëndën “Gaming”, nga studentët pjesëmarrës në këtë aktivitet.

 

Para një komisioni vlerësues, të përbërë nga përfaqësuesit e kompanisë “Zombie Soup”, studentët prezantuan punën e realizuar në kuadër të projekteve të tyre, teksa ata që e kanë kaluar me sukses këtë sfidë, kanë fituar të drejtën e marrjes së kredive, që janë paraparë për këtë organizim.


Pas kësaj, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së certifikatave, e cila kurorëzoi punën dyjavore dhe plot gjallëri e aktivitete të llojllojshme të pjesëmarrësve të Akademisë së SHKI-së.

 

Vlen të theksohet që Akademia Verore e sivjetme e SHKI-së, u vlerësua si shumë e suksesshme jo vetëm nga pjesëmarrësit, por edhe nga përfaqësuesit e kompanive që patën rastin të ligjërojnë dhe të cilët u shprehën të mahnitur me punën e studentëve, ku të gjitha grupet punuan dhe mbrojtën projektet me sukses.