Përfaqësuesit e universitetit NOVA vizitojnë UBT-së, impresionohen me punën e studentëve

09/06/2017

Përfaqësuesit e Universitetit NOVA de Lisboa, përkatësisht, kryesuesja e Zyrës së Sipërmarrjes në këtë institucion, Lara Ligeiro dhe zyrtari i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Joao Oliveira, kanë qëndruar për një vizitë në UBT, me ç’rast u takuan me studentët e UBT-së, që janë shpallur fitues të projekteve në punëtorinë “UPSHIFT”, për të shikuar mundësinë e financimit të projekteve të tyre.


Me këtë rast, studentët prezantuan para tyre idetë, qasjen dhe mënyrat se si planifikojnë t’i kthejnë në prototipe dhe në produkte idetë e tyre., teksa pas dëgjimit, përfaqësuesit e universitetit portugez u shprehën të impresionuar me inovacionin e shprehur brenda ideve të studentëve, si dhe me mënyrën se si ata janë shumë pasionantë për punën e tyre dhe se nuk e kanë qëllimin tek përfitimi, por tek ndihma që synojnë ta ofrojnë për komunitetin.


Vlen të theksohet se, profesorët në fjalë, në mesin e të gjitha vendeve tjera, e kanë përzgjedhur Kosovën dhe konkretisht UBT-në, për realizimin e mobiltietit të tyre, në kuadër të programit Erasmus+.


Universiteti NOVA, është njëri nga shumë universitete ndërkombëtare, me të cilat UBT ka marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe për krijim dhe ofrim të mbështetjes në realizimin e projekteve të përbashkëta.