Presidenti i UBT-së z. Hajrizi priti ekspertin holandez të turizmit, Bert Hofma

30/05/2014

Prishtinë, 30 maj 2014 –UBT-në  e ka vizituar eksperti i shquar ndërkombëtar nga fusha e turizmit, më prejardhje nga shteti i Holandës, Bert Hofma. Ai është pritur nga presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, dhe stafi i këtij institucioni të lartë arsimor. 

 

Hajrizi, bashkë me mysafirin holandez, Hofma, kanë zhvilluar edhe disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë takimet me zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimit, të Agjencinë Kosovare të Akreditimit, dhe me ekspertë nga fusha e turizmit. 

 

UBT ka në vazhdimësi bashkëpunim me shtetin holandez. Kështu, para pak ditësh, ambasadori i Holandës në Republikën e Kosovës, Robert Bosch, ishte i pranishëm në UBT, dhe para profesorëve , studentëve dhe mysafirëve të tjerë, mbajti një ligjëratë për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Eksperti Hofma u nda i kënaqur në përgjithësi me të arriturat e UBT-së.