Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi në konferencën regjionale “Horizon 2020” në Mal të Zi

04/03/2014

Prishtinë, 4 mars 2014 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi,  po qëndron në  Budvë me ftesë të Komisionit Evropianë,  për të marrë pjesë në konferencën, “Horizon 2020 Regional Launch Event for Western Balkans: preparing together for EU accession through cooperation on Research and Innovation”, nikoqir i së cilës është  Ministria e Shkencës së Malit të Zi.

 

Përveç z. Hajrizi, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe   ministrat e dikastereve nga sektori Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, nga vendet e regjionit dhe për rreth, si dhe palë tjera të interesit.

 

Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka qenë anëtar i grupit të ekspertëve për hartimin e Strategjisë për Hulumtim dhe Inovacione 2020, për regjionin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës.

 

Përveç pjesëmarrjes në konferencë z. Hajrizi do të takohet edhe me personalitete të institucioneve pjesëmarrëse dhe do të bisedojë për bashkëpunimin e mëtejmë nga fusha e arsimit dhe shkencës në përgjithësi.