Presidenti i Shoqatës Evropiane të Universiteteve mirëpret anëtarësimin e UBT-së në EUA

22/03/2021

Presidenti i Shoqatës Evropiane të Universiteteve (EUA), profesori Michael Murphy, i ka dërguar rektorit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, një letër mirëseardhëse, me rastin e anëtarësimit të UBT-së në EUA.

 

Në letrën dërguar rektorit Hajrizi ai i uron mirëseardhje institucionit që ai drejton, duke thënë se është i hapur për të punuar ngushtë në promovimin e partneriteteve në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor brenda Evropës.

 

“Kam kënaqësinë të mirëpres Institucionin e Arsimit të Lartë – UBT, si një anëtar të ri të Shoqatës Evropiane të Universiteteve (EUA). EUA është rrjeti më i madh dhe më i gjerë i universiteteve evropiane që ofron një forum për të ndarë ekspertizën, për të kontribuar në studime, për të marrë pjesë në ngjarje, si dhe për të ndikuar në vendimet e politikave. Unë pres që të punoj me ju në promovimin e partneriteteve në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në brenda Evropës, dhe unë ju falënderoj që u bashkuat me zërin e universiteteve të Evropës”, ka shkruar në letrën e tij dërguar rektorit Hajrizi, profesori Michael Murphy.