Presidenti i Forumit Evropian Aplbach, Franz Fischler viziton Kosovën

31/01/2016

31 janar.- Presidenti i Forumit Evropian Aplbach, Franz Fischler do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Kosovës, me ftesë të presidentit të UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe Kryetarit te Shoqates Austriake Kosovare, z. Gunther Fehlinger.


Franz Fischler do të vizitojë UBT-në, për t’u njohur me punën që zhvillohet në këtë institucion. Ai po kështu do të marrë pjesë, ditën e hënë, në konferencën “Smart Infrastructure Day 2016” dhe të martën në Konferencën pë Bujqësinë që organizohet në UBT dhe në të cilën  do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në vend, zyrtarë nga vendet e rajonit dhe ekspertë dhe kompani vendore dhe ndërkombëtare.


Z. Fischler gjithashtu do të zhvillojë edhe një varg takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë, me Presidenten Atifete Jahjaga dhe me disa ministra, si dhe të zhvillojë një varg aktivitetesh të tjera.

 

Z. Fischler ka qenë Komisioner i Unionit Evropian për Agrikulturë, Zhvillim Rural dhe Peshkatari nga 1995 deri në 2004. Aktualisht është Presidenti i Forumit Albach, forumit më të madh për zhvillim në Austri.