Praktikat më të mira në RWTH Aachen do të përdoren edhe në UBT

20/05/2014

UBT-ja vazhdon bashkëpunimin me universitete dhe institute  të shtetit  gjerman

 

Prishtinë, 20 maj 2014- Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit të  tij dy javor, në vazhdën e aktiviteteve  të shumta që zhvilloi në Republikën e Gjermanisë, me ftesë të Universitetit të Aachen-it, ka vizituar edhe këtë  universitet.   

 

Gjatë vizitës z. Hajrizi,  u prit dhe u takua  nga menaxhmenti  më i rëndësishëm i Universitetit të Aachen-it dhe Institucioneve përreth, si nga rektorati, Qendra për Transferimin e Teknologjisë, Qendra për Ndërrmarrësi, fakultete, institute, nga  kompania “Spin off” , Qendra Rajonale për Zhvillim, kompani konsulente etj,

Gjatë këtyre takimeve z. Hajrizi, kryesisht ka biseduar për transferin e dijes nga universiteti në shoqëri.

 

“Vizita një javorë në RWTH Aachen shërbeu si një mundësi shumë e mirë për UBT për shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet RWTH dhe UBT”, tha presidenti i UBT-sw, z. Hajrizi.

 

z. Hajrizi shtoi se si rezultat i këtij takimi  UBT-së i është ofruar:  mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e hulumtimeve të përbashkëta, regjistrim në programet e doktoratës për stafin dhe studentët e UBT-së, realizimi i praktikave në firmat gjermane, punimi i diplomave me mentor nga RWTH Aachen, aplikimi në projekte të përbashkëta për hulumtim dhe zhvillim në të gjitha nivelet e mundshme, realizimin e një benchmark-u ndërmjet RWTH Aachen dhe UBT, mbajtja e ligjëratave të përbashkëta, bashkëpunim mes qendrave për transferim të teknologjisë dhe ndërmarrësisë etj.

 

Kontribut të jashtëzakonshëm në hartimin e këtij programi bashkëpunimi ka dhënë dr. Dietriech Brandt, një bashkëpunëtor i rëndësishëm nga ky Universitet, i cili ka qenë dhe iniciatori i shumë nga formave të parashikuara të bashkëpunimit.

 

Universiteti RWTH Aachen është pjesë e “Iniciativës për ekselencë” dhe renditet si një ndër universitetet më të mira në Republikën Federale të Gjermanisë.