Për herë të parë në Ballkan UBT vlerësohet me çmimin e Excellencës nga Organizata EFQM

24/09/2014

Prishtinë, 24 shtator 2014 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në një konferencë për media ka shpalosur të arriturat e UBT-së, me theks te veçantë ka folur rreth certifikimeve, anëtarësimit dhe projektet e fituar nga organizata ndërkombëtare gjatë vitit akademik 2014.

 

“UBT me të drejtë tani po konsiderohet si ambasador i dijes dhe shkencës në Republikën e Kosovë, pasi gjatë kësaj periudhe kemi marrë disa çmime të rëndësishme ndërkombëtar, çmime dhe certifikime prestigjioze të cilat UBT e bëjnë institucion kredibil dhe të qëndrueshëm në fushën e arsimimit cilësor dhe atë ndërkombëtar”, ka thënë presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, duke shtuar se këto vlerësime dhe këto çmime janë edhe një promovim i mirë për Kosovën.

 

“UBT-ja nuk po mendon vetëm për vetën, por ne po punojmë që përfitues i drejtpërdrejtë të jetë edhe Kosova. UBT-ja ka pasur rezultate, hulumtime, publikime, dhe ka një infrastrukturë moderne, laborator modern dhe të gjitha këto kanë ndikuar që të marrim vlerësime nga të gjitha fushat si për cilësi, menaxhim, lidership etj. 

 

Ndër çmimet, që UBT-ja vlerësohet e para në Ballkan është për Excellence, nga Organizata Evropiane për Menaxhimin e Cilësisë (EFQM), ‘Recognised for Excellence 4 Star, is awarded to UBT’, (EFQM). Ky është modeli më i vlerësuar në Evropë, për zhvillimin e cilësisë, menaxhimi, liderishipit etj. Natyrisht për UBT ka qenë një mision se si të marrim këtë certifikatë nga Evropa për exellencë, e veçanta tjetër është se këtë certifikatë nuk e ka arritur të marrë deri më tani asnjë vend i rajonit. Kjo është thënë nga vetë organizata EFQM, tash e tutja Kosova ka një institucion që ka arrite nivelin e exellencës dhe ka dalë mbi vendet e rajonit sa i përket një modeli të tillë” , ka thënë Hajrizi.

 

Hajrizi ka bërë me dije se UBT-ja certifikohet me çmimin “European Society for Quality Research – ESQR”- Asociacioni Evropian për hulumtimin e Cilësisë, pastaj Organizata amerikane më seli Houstone “CHANGING Business” , e cila ka përzgjedhë UBT-në Kosovë. “Ndërsa çmimi ‘International Star for Leadership in Quality’  është dhënë në bazë të disa kritereve të rëndësishme, të cilat i ka përmbushur UBT-ja, si në strategjitë e komunikimit, lidership, planifikim dhe vendimmarrjes, edukim i vazhduar dhe trajnim, ISO 9000, etj. 

 

Po ashtu, UBT është ricertifikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standardit të njohur ndërkombëtar ISO 9001:2008, edhe për tri vitet e ardhshme. Kjo certifikatë është lëshuar pas auditimit dhe raportit pozitiv, nga zyrtarët e institucionit QUALITY AUSTRIA dhe The International Certification Network (IQNet). Ky certifikim tregon se UBT i ka përmbushur të gjitha kriteret e këtij standardi në tërë sistemin e vet. UBT-ja është i vetmi institucion i Arsimit të Lartë në Ballkan, që ka arritur të marrë këtë certifikate nga viti 2007. IPMA, është anëtare e plotë e organizatë prijëse botërore në fushën e Menaxhimit të Projekteve, e cila certifikon menaxherët e projekteve, krijon ekipe për menaxhimin e projekteve dhe hulumtues të suksesshëm, si dhe nxjerr publikime të ndryshme lidhur me menaxhimin e projekteve, ku UBT është anëtare dhe ka të drejtë të lëshoj certifikime për vendin dhe më gjerë”, ka deklaruar Hajrizi.

 

Ai ka shtuar se anëtarësimi i radhës i UBT-së, dhe që është pajisë edhe me certifikatë, dhe i vetmi në Kosovë dhe në Shqipërisë, është në organizatën e parqeve IASO “UBT Science and Inovation Campus member of World Areas of Science , techhonology and Inovation (IASO)”. 

 

“Ky vlerësim, nga organizata IASO, ka ardhur pas vizitës nga sekretari gjeneral i kësaj organizate, dhe ka vlerësuar se Kampusi i UBT-së i plotëson standardet për të qenë anëtare e kësaj organizate të parqeve shkencore, teknologjike botërore, dhe ky anëtarësim është i parë në Kosovë dhe në Shqipëri.

 

 UBT është institucioni i vetëm privat që është përfituese e rregullt e projektit ‘Erasmus Munduas’, projekt i Komisionit Evropian. 

 

“Mua më bëjnë motivues dhe inkurajues njëkohësisht këto vlerësime, të cilat janë të dobishme edhe për Kosovën. UBT po bëhet një ambasador i dijes dhe shkencës për Kosovën sepse po arrijmë ta afirmojmë edhe dijen dhe inteligjencën kosovare jashtë vendit”, është shprehur Hajrizi.

 

N.  Demiri,  

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun