Po rritet vazhdimisht interesimi për ndjekje të trajnimit për Marketing Digjital

14/06/2019

Në UBT po vazhdon të ndiqet me intensitet e interesim të madh trajnimi për Marketing Digjital, si një fushë e re dhe pak e eksploruar në Kosovë, por që në të njëjtën kohë, paraqet edhe të tashmen dhe të ardhmen e të bërit marketing kudo në botë.

 

Tash kur grupi i radhës është pothuajse në përfundim, veçse ka filluar interesimi për grupin e ri, i cili po formohet dhe do të fillojë trajnimin së shpejti.

 

Trajnimi për Marketing Digjital po mbahet nga Arb Abdyli, përgjegjës për marketingun digjital të UBT-së, i certifikuar nga Digital Marketing Institute of Ireland dhe i kualifikuar nga Google për trajnime specifike.