Planifikimi urban dhe infrastruktura e trafikut

16/05/2012

Prishtinë 16 maj 2012-   Dr. sc. Binak Beqaj, prezantoi  punimin shkencorë me titull “Planifikimi urban dhe infrastruktura e trafikut në Prishtinë”,  në kuadër të konferencës vjetore “Java e Shkencës”  që e organizoi Ministria e  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Departamenti i Shkencës. 

 

 

“Edhe pse janë zhvilluar disa iniciativa në Prishtinë, për aplikimin e përvojave të ndryshme nga vendet e zhvilluara, në lidhje me zgjidhjen e problemeve të trafikut urban përmes Planit Strategjik të zhvillimit të Prishtinës, implementimi i tyre nuk ka ndodhur dmth  si rrjedhojë e kësaj por edhe për shkak të rritjes rapide urbane (migrimi i popullsisë nga zonat tjera të Kosovës për në Prishtinë) dhe Prishtina si zonë urbane nuk është në gjendje të plotësoj nevojat për një rrjet më të zhvilluar të trafikut”, ceki Dr. Beqaj. 

 

 

Ai me tutje shtoi se  kërkesat në lidhje me këto elemente urbane nuk janë adresuar në mënyrë adekuate përmes koncepteve planifikuese zhvillimore si dhe prioriteteve investuese, kështu që situate e tanishme rreth infrastrukturës së trafikut paraqitet e komplikuar dhe pa ndonjë perspektive të qartë zhvillimore derisa politik-bërësit, profesionistet dhe shoqëria civile nuk i bëjnë gjerat e duhura në mënyrë të koordinuar , përfundoi Dr. sc. Binak Beqaj.

 

 

Kurse, prof dr. Hamit Mehmeti me punimin shkencor “Anizotropia  e  vetive mekanike  e  çelikut të petëzuar në të nxehtë” dhe  Mr. Xhemajl Mehmeti me  punimin shkencorë  “Zhvillimi i modelit të funksionimit të mirëmbajtjes së automjeteve që ngasen në Republikën e Kosovës”, do të prezantojnë në ditën e dytë,  në kuadër të konferencës vjetore “Java e Shkencës”  që organizon Ministria e  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Departamenti i Shkencës.  Prezantimin e  hulumtimeve  në fjalë mund ta përcillni  më 17 maj 2012, duke filluar nga ora 10.45 – 15.00  në ambientet  e “Hotel Grandit “ në Prishtinë.