Pjesëmarrësit e ANV-së së Ndërmarrësisë dhe Inovacionit vizituan kompaninë “Buka-Meridian” dhe “Vipa”

24/07/2018

Në kuadër të ANV-së së Fakultetit të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit u realizua vizitë në kompaninë “Buka-Meridian” dhe “Vipa”, me ç’rast u pritën nga menaxherja e prodhimit në Buka-Meridian, Vlora Imeri dhe nga menaxheri i prodhimit dhe cilësisë në Vipa, Agron Halimi.

Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit patën rastin të shohin nga afër dhe të njoftohen me procesin e prodhimit të produkteve, ambientet dhe mjetet e punës, eksportin, importin, shpërndarjen në tregun vendor, si dhe janë njoftuar për sfidat dhe sukseset e këtyre kompanive.

ANV-ja e këtij Fakulteti do t’i përfundojë punimet me ligjëratën: “Inovacioni dhe modelet e biznesi”.