Përvetëso njërën prej gjuhëve më të njohur të botës, duke studiuar Gjuhë Angleze në UBT

09/09/2021

Gjuha Angleze është një prej programeve të reja të studimit që UBT ka përpiluar për të gjithë studentët dhe të rinjtë, që dëshirojnë që praktikat më të mira të gjuhës dhe letërsisë angleze t’i përvetësojnë nga profesionistët më të mirë të kësaj fushe që ka UBT.

 

Ky program i cili është i ndërtuar në përputhje me procesin e Bolonjës, studentëve u ofron njohuri të thella në fushën e gjuhës dhe kulturës, falë një kurrikule moderne që zbaton teknika dhe metoda të ndryshme të mësimit.

 

Me teknologjitë e reja që posedon UBT, Fakulteti i Gjuhës Angleze garanton studime të suksesshme, duke u bazuar në lehtësimet që janë bërë në mësime, përmes VR, AR dhe XR, si dhe rrjetit më të shpejtë të përpunimit të të dhënave 5G.

 

Biblioteka gjigante e UBT-së, si ajo fizike ashtu edhe ajo elektronike posedon literaturë në gjuhën angleze, që studentëve u japin qasje në secilin libër falas, pa pasur nevojë për të shpenzuar në diçka që UBT veçse e ka menduar për ta qysh nga fillimi.