Përse të studiosh Juridikun në UBT? (Video)

25/09/2018

Programi Juridik, me studimet që ofron në nivelin bachelor e master, sjell në UBT praktikat më të mira botërore të edukimit në fushën e juridiksionit.

 

Me specializimet unike, siç është ai i Të Drejtës Biznesore Evropiane për nivelin master, UBT po përgatitë juristët e së ardhmes, duke qenë se me hapjen e kompanive të reja, çdo ditë po rritet numri i kontesteve ekonomike, zgjidhjen për të cilat ofrojnë vetëm juristët e specializuar për këtë fushë.

 

Si qendër e studimeve juridike, UBT synon që përmes këtij programi të nxjerr ekspertë ligjorë, gjyqtarë, avokatë e udhëheqës politikë të kësaj fushe.

 

Përveç stafit ndërkombëtar, vlerë e shtuar e këtij departamenti janë ligjëruesit vendorë, të cilët janë të kualifikuar nëpër universitetet më prestigjioze botërore dhe sot përvojën e ndajnë me studentët e tyre.

 

Marrëveshjet e bashkëpunimit me mbi 300 institucione vendore e ndërkombëtare, u mundëson studentëve qasje për punë praktike, punësim dhe studime jashtë vendit.