Përmes UBT-së, studenti i Mekatronikës, Art Nela, do të vazhdojë studimet për një semestër në Gjermani

03/06/2021

Rekomandimet e shumta për të studiuar në UBT dhe cilësia e studimeve me programe të larmishme kanë bërë që Art Nela, student i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës, të zgjedhë UBT-në për rrugëtimin e tij në karrierë, dhe sot ai është përfitues i bursës për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences – në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Dy vite studimi me profesionistë dhe ekspertë të fushës së mekatronikës e kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë Artin në këtë fushë, si dhe kanë luajtur rol kyç në rritjen e ambicieve të tij për të fituar përvoja të reja dhe kultura të ndryshme.

 

“UBT më ka ofruar mundësi shumë të mira me kushte jashtëzakonisht të mira infrastrukturore për studentët, kështu duke përfituar njohuri të reja, të cilat janë shumë të nevojshme për profesionin tim, të gjitha këto falë përkrahjes së stafit të UBT-së në të gjitha lëmitë ku unë kam pasur nevojë”, ka thënë studenti i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, Art Nela.

 

Ideja për të studiuar një semestër jashtë vendit Artit i ka pëlqyer shumë, dhe kjo edhe e ka shtyrë atë që të ndërmarrë një hap të tillë.

 

“Unë kam aplikuar për shkëmbim studentor sepse më ka pëlqyer ideja që për një semestër të studiojë jashtë vendit, të bëj krahasimin e studimeve, studentëve dhe profesorëve, të marr njohuri të reja, eksperienca të reja, si dhe njohuritë e mia t’i shkëmbejë me studentët e tjerë që ndodhen atje”, ka thënë ai.

 

Shkëmbimet e tilla studentore kontribuojnë në ngritjen profesionale të studentëve, si dhe njohjen e kulturave të reja, ndaj UBT do të vazhdojë të krijojë ura lidhëse dhe bashkëpunimi me universitete dhe institucione arsimore ndërkombëtare.