Përmbyllet ANV-ja e Shkencave të Ushqimit, certifikohen pjesëmarrësit

24/07/2018

Akademia Ndërkombëtare e Shkencave të Ushqimit sot mbylli punimet, ku përgjatë shtatë ditëve janë mbajtur një varg ligjëratash nga ekspertë që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Punimet e akademisë janë mbyllur me ligjëratën e Dr.sc. Violeta Lajqi – Makolli, e cila ligjëroi temën: “Ndikimi i paketimeve në ushqime”.

Ajo ka folur fillimisht për shkencën e teknologjisë ushqimore dhe rolin e saj në jetën e njerëzve dhe gjithashtu për rolin e paketimit në ushqime dhe industri. Makolli ka shpjeguar se si ndikon edhe kontrolli dhe përzgjedhja e paketimeve në cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.

Tutje, ajo ka prezantuar edhe metodat bashkëkohore për paketim dhe makineritë moderne që përdoren në këtë aspekt, derisa tha se janë disa kritere qe duhet të plotësohen në paketime, në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në ushqim.

Pak përfundimit të ligjëratave, pjesëmarrësit janë certifikuar si rezultat i vijimit të suksesshëm të kësaj akademie.