Përmbyllet ANV-ja e Inxhinierisë së Ndërtimit, certifikohen pjesëmarrësit

23/07/2018

Inxhinieria e Ndërtimit mbylli punimet në kuadër të ANV-së së UBT-së, ku përgjatë pesë ditëve janë mbajtur një varg ligjëratash tematike nga ligjërues vendorë e ndërkombëtarë, në lidhje me çështjet më të përfolura momentalisht në Kosovë.

Para certifikimit për kontributin e tyre, pjesëmarrësit dëgjuan ligjëratë nga profesori Ilir Hetemi, i cili shpjegoi mbi murit sizmike dhe projektimin e tyre.

Për të njëjtën çështje ligjëroi edhe profesori Arsim Rapuca , i cili trajtoi temën: “Mbështetësit për izolim sizmikë në ura”, me ç’rast shpjegoi për dëmtimet në ura, ngarkesat sizmike në ura, si dhe për mbështetësit e tyre.

Pas përfundimit të ligjëratave, ANV-ja e Inxhinierisë së Ndërtimit u përmbyll me certifikimin e pjesëmarrësve që kanë qenë pjesë e kësaj shkolle.